Botë
BE: Hapje kufijsh me kufizime
01.06.2020 11:52
Shumë vende të BE-së pritet të hapin kufijtë dhe lehtësojnë kufizimet për Coronën...

Shumë vende të BE-së pritet të hapin kufijtë dhe lehtësojnë kufizimet për Coronën. Por mungesa e rregullave të përbashkëta përbën ende një sfidë sepse masat shëndetësore në vende të ndryshme janë mjaft larg njëra-tjetrës.
Sa të ndryshme janë për momentin rregullat, e tregon rasti i Italisë, që kishte një nga numrat më të lartë të infeksionit në botë në raport me popullsinë. Nga 3 qershori qytetarët e BE-së mund të hyjnë përsëri në Itali pa pasur nevojë të kalojnë në karantinë. Por në rajone të ndryshme të vendit ende ka ufizime lëvizjeje. Dhe mbi të gjitha është e pasigurt nëse vendet fqinje të Italisë do t’i hapin gjithashtu kufinjtë.
Zvicra dhe Austria u rekomandojnë qytetarëve të saj të mos udhëtojnë për në Itali dhe për momentin vazhdon ta mbajnë të mbyllur kufirin për atje. Kjo do të thotë që austriakët ose gjermanët lejohen në hyjnë Itali, kurse italianët nuk lejohen të hyjnë në Austri dhe Gjermani. Qeveria gjermane pritet ta shfuqizojë deri më 15 qershor paralajmërimin për të udhëtuar në 31 vende evropiane.
Përveç 26 vendeve anëtare të BE-së, kjo përfshin Britaninë e Madhe si dhe Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin. Kjo do të thotë që pas datës 15 qershor nuk do të jetë më në fuqi as rekomandimi për të qëndruar 14 ditë në karantinë për ata që vinin në Gjermani nga këto vende.
