Botë

Shqipëri, 6 raste të reja, hapen çerdhet dhe plazhet

01.06.2020 12:37

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me korona-virusi në Shqipëri...

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me korona-virusi në Shqipëri, duke e çuar në 1 mijë e 143 numrin e rasteve të konfirmuara.
 
Nga sot, në Shqipëri nuk ka më orare të kufizuara, automjetet mund të qarkullojnë pa leje të posaçme lëvizjeje. Duke nisur nga kjo e hënë, do të hapen edhe plazhet, por vetëm për hotelet, ndërsa nga fundjava, për të gjithë qytetarët. Kampionatet sportive do të lejohen nga data 1 qershor, pa praninë e publikut.
 
Do të vijojnë të mbeten të ndaluara aktivitetet kulturore, klubet e natës, kinematë, teatrot, dasmat dhe tubimet e çdo lloji. Autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë duhet të vijojnë të bëjnë kujdes, të ruajnë distancimin social, si dhe të tregohen të kujdesshëm me higjienën. Virusi është ende aktiv dhe këtë e tregojnë edhe rastet e reja, të cilat gjatë javës së kaluar ishin në shifra të larta, ndërsa një ditë më parë u konfirmuan 15 persona pozitivë me Covid-19.