SHBA-të përshëndesin vendimin e Turqisë për hyrjen në Kobani

21.10.2014 14:46

Vendimi i Turqisë për të lejuar kurdët e Irakut të përdorin Turqinë si transit për të hyrë në Kobani është përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.......

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka njoftuar më 20 tetor se Ankara do të lejojë kurdët e Irakut që përmes Turqisë të depërtojnë në Kobani të Sirisë, për të ndihmuar kurdët atje që po luftojnë militantët e Shtetit Islamik.

"Ne mirëpresim një vendim të tillë nga ana e Turqisë"- ka thënë të hënën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Marie Harf.

Më 19 tetor, ushtria amerikane përmes ajrit ka furnizuar kurdët në Kobani me armë e municione të tjera për të luftuar IS-in.

Në ndërkohë, Qendra Komanduese ka bërë të ditur se forcat amerikane më 19 dhe 20 tetor kanë zhvilluar gjashtë sulme ajrore  kundër IS-it në Kobani.