Botë
“Zhvatja”, Bojan Jovanovski paraqiti fjalën përfundimtare
01.06.2020 16:57
“Shfaqe teatrale për opinionin”. Kështu e vlerësuan i akuzuari, Bojan Jovanovski, dhe avokati i tij rastin “Zhvatja”....

“Shfaqe teatrale për opinionin”. Kështu e vlerësuan i akuzuari, Bojan Jovanovski, dhe avokati i tij rastin “Zhvatja”, përkatësisht procesin gjyqësor ndaj tij. Në fjalën përfundimtare, Jovanovski tha se prokurorja Ruskovska në aktakuzë nuk ka dëshmuar fajësinë e tij. Ai thotë se dëshmitar kyç në rastin e montuar politik është, siç shprehet ai, krimineli Orce Kamçev. Ndërsa për prokuroren, Villama Ruskovska, thotë se ëndërron të marrë postin e Katica Janevës.
Ndërsa avokati i tij, Sasho Dukovski, i kërkoi trupit gjykues lirimin e klientit të tij, pasi vlerëson se akuza bazohet në dëshminë e Orce Kamçevit, i cili ka pasur për qëllim të shpëtojë nga akuza në rastin “Perandoria”. Avokati Dukovski pyeti se pse prokuroria nuk posedon vërtetim bankar se Kamçevi i ka tërhequr 700 mijë euro.
“Kjo lëndë është krijuar vetëm për opinionin dhe jorastësisht në periudhë të caktuar janë publikuar video regjistrimet e La Verita-s dhe rrjete tjera sociale. Prandaj në fillim të fjalës time i quajta lojëra të mira për popullin, sepse secili që do të shohë aq para dhe fotografia tjetër e montuar shihet se si del i akuzuari tjetër, jo Bojan Jovanovski, me atë çantë. Nuk e kam të qartë se si prokurori lejon të mos bëhet ekspertizë e atij materiali.”,- deklaroi avokati mbrojtës, Sasho Dukovski.
Procesi gjyqësor për rastin “Zhvatja” vazhdon të martën me fjalën përfundimtare të ish prokurores speciale, Katica Janeva.
GYLTENE SINANI
