Maqedoni
Strugë, shënohet edhe një viktimë nga Covid-19
01.06.2020 17:13
Pacienti 44 vjeçar nga Struga është viktima e radhës e Covid-19....

Që nga fillimi i pandemisë, Struga ka shënuar një numër të lartë të personave të infektuar dhe të viktimave. Numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 84, ndërsa ai i viktimave në 16. Megjithatë, struganët duket se po i kthehen jetës normale.
Kafenetë janë të mbushura plotë, por shumica prej tyre duke respektuar masat. Ndërsa vërehet mosrespektim i masave nga persona të moshuar.
Edhe pse institucionet mbajnë rendin e distancës sociale dhe mbajtjes së maskave, gjatë pritjes jashtë nëpër banka dhe tek posta këtë të hënë kishte grumbullime të njerëzve, pa ruajtur distancën e rekomanduar. Ndërsa një pjesë tjetër e qytetarëve respektojnë masat, madje disa kanë rralluar daljen në qytet duke iu kthyer vetizolimit. Edhe aksionet e dezinfektimit dhe larjes në disa objekte dhe pjesë të qytetit kanë vazhduar. Autoritetet lokale bëjnë apel të vazhdueshëm drejt qytetarëve, që t’u përmbahen rregullave me qëllim që të mos kthehet fluksi i të infektuarve.
ILMIJE ZHAKU
