Shqipëri, nisin masat lehtësuese

01.06.2020 18:17

Duke filluar nga kjo e hënë, në Shqipëri kufizimet për shkak të pandemisë së Covid-19...

Duke filluar nga kjo e hënë, në Shqipëri kufizimet për shkak të pandemisë së Covid-19 janë drejt fundit. Edhe pse vendi është në gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor, i vetmi kufizim është që aktivitetet kulturore e futbollistike do të bëhen pa spektatorë, ndërsa nuk është vendosur ende se kur do të hapet transporti publik.

Në këtë fillimjavë, janë hapur kopshtet, çerdhet e palestrat, ndërsa kampionati futbollistik nis të mërkurën.

Ndërkaq, është vendosur edhe hapja e plazheve. Sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë do të ndiqet një protokoll i rreptë higjiene dhe distancimi social.

Por, këto lehtësime duket se nuk janë reflektuar në numrin e të infektuarve.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar vetëm 6 raste të reja.

Në Spitalin infektiv janë 28 pacientë të shtruar, ndërsa deri më tani janë shëruar 877 persona të prekur me Covid-19. (Luljeta Ndoka, TVM2)