Arrestohen disa biznesmenë dhe zyrtarë të MM-së dhe arkëtarja e ISMT-së

21.10.2014 14:48

Policia e Maqedonisë, sot në mëngjes ka arrestuar biznesmenë të njohur si dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes........

Lajmi bëhet i ditur për mediat pro-qeveritare, ndërsa MPB ka bërë të ditur se gjatë ditës do të japë hollësi për operacionin. Sipas burimeve jozyrtare, grupi i ndaluar  dyshohet për vepër kriminale dhe keqpërdorime me një vlerë prej miliona dollarëve. Krimi është kryer me kryerjen e shërbimeve teknike dhe servisimin e helikopterëve ushtarak.

Policia e Maqedonisë gjithashtu ka arrestuar edhe arkëtaren e Institutit për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozës, 51 vjeçaren L. N., e cila dyshohet për keqpërdorim të një shume të lartë financiare dhe keqpërdorim të detyrës. Sipas dyshimeve të policisë, e ndaluara dyshohet se ka keqpërdorur 70 mijë euro, para që mungojnë në arkën e klinikës mjekësore dhe se të gjitha këto para ishin paguar nga participimet e pacientëve.

Ndaj saj është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa vijojnë hetimet e tjera. Arkëtarja nga viti 2010 paratë e paguara nga pacientët nuk i lëshonte në llogarinë bankare, por ajo i shfrytëzonte për qëllimet e saj.