ShBA, vazhdojnë protestat pas vrasjes së Floyd
Qindra protestues janë arrestuar nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës....

Qindra protestues janë arrestuar nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë natës teksa protestat për George Floyd hynë në ditën e gjashtë.
George Floyd, 46 vjeç, vdiq pasi oficeri Derek Chauvin e shtriu në tokë dhe i vuri gjurin në qafë për rreth nëntë minuta edhe pse Floyd vazhdimisht thoshte se “Unë nuk mund të marr frymë” e që u bë parullë e protestave mbarëkombëtare. Raportohet se arrestimet e para kanë filluar nga e hëna teksa mijëra njerëz vërshuan rrugën e Minneapolis.
Megjithë shtetrrethimet në qytetet e mëdha të SHBA-së, demonstruesit dolën në rrugë për ditën e gjashtë të protestave të dielën, duke kërkuar arrestimin e tre oficerëve të tjerë që ishin të përfshirë në vdekjen e Floyd.
Departamenti i Policisë në New York arrestoi më shumë se 200 protestues natën e të dielës kryesisht në Manhattan dhe Brooklyn, ndërsa të paktën shtatë oficerë u plagosën. Qindra prej tyre u arrestuan gjithashtu në zonat e Los Angeles dhe San Diego të Kalifornisë.Mediat njoftuan për rreth 4 mijë të arrestuar.
Më shumë se 60 oficerë të Divizionit të Unifikuar të Shërbimit Sekret dhe agjentë specialë u plagosën mes të premtes natën dhe të dielën në mëngjes. Ndërkohë Policia kërkoi falje për vrasjen e George Floyd.
