Maqedoni
Parashikimi i motit
02.06.2020 09:03
Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira...

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me periudha me diell dhe vranësira. Në orët e pasdites do të ketë reshje të shiut, si dhe do të fryjë erë e përforcuar veriore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me vranësira dhe kushte për reshje të shiut, ndërsa stabilizim parashihet në fund të javës.
