Botë

Protestat në SHBA/ Trump: Akte të terrorit në vend

02.06.2020 09:31

Vazhdojnë protestat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vrasjes së afro-amerikanit Goerge Floyd....

Vazhdojnë protestat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vrasjes së afro-amerikanit Goerge Floyd. Protestat janë kthyer të dhunshme ku shumë shtete kanë shpallur shtet-rrethimin.
 
Trump u ka dalë në mbrojtje gardës dhe policëve duke akuzuar anarkistët për dhunë. Së fundmi Trump dhunën në protesta e ka quajtur akte terrori.
“Këto nuk janë akte të një proteste paqësore. Këto janë akte të terrorit në vend”- tha Trump.
 
“Shkatërrimi i jetës së pafajshme dhe derdhja e gjakut të pafajshëm është një ofendim për njerëzimin dhe një krim kundër Zotit”- shtoi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Top Channel