Botë
Protestat në SHBA, ushtria merr kontrollin e qyteteve
02.06.2020 10:37
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë për të shtatën ditë protestat masive pas vrasjes së George Floyd...

Në incidentin më të fundit raportohen se 4 oficerë policie janë qëlluar me armë zjarri gjatë protestës në Sant Louis. Një tjetër incident u shënua në Bufalo, ku dy oficerë policie u goditën nga një makinë.Vdekja e afroamerikanit Goerge Floyd ka shkaktuar një zemërim mbarëkombëtar në SHBA për dhunën e ushtruar nga policia. 46 vjeçari humbi jetën gjatë arrestimit nga policia e Minneapolis pasi kishte përdorur një kartëmonedhe false 20 dollarësh në një dyqan. Autopsia private për vdekjen e tij tregoi se Floyd kishte humbur jetën si pasojë e asfiksisë.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në deklaratat e tij përdori një gjuhë të ashpër ndaj protestuesve. “Kushdo që shkel rregullat do të arrestohet, ndalohet dhe ndiqet penalisht në masën më të plotë të ligjit. Organizatorët e “terrorit” do të përballen me dënime të rënda penale dhe dënime të gjata në burg. Po dërgoj mijëra ushtarë për të ndaluar trazirat, plaçkitjet, vandalizmat, sulmet dhe shkatërrimin e padobishëm të pasurisë”, tha Trump.
