Botë
Kosovë, seanca për Qeverinë Hoti, të mërkurën
02.06.2020 12:03
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për votimin...

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për votimin për Qeverinë Hoti do të mbahet të mërkurën në ora 11:00.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se e kanë të garantuar formimin e qeverisë. Ai ka shtuar se sot në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së do të zyrtarizohen edhe emrat e ministrave nga ana e LDK-së. Gjykata Kushtetuese e Kosovës një ditë më parë ka publikuar Aktgjykimin e plotë lidhur me vendimin e marrë për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër. Në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueses thuhet se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën.
