Botë

Shqipëri, 1 i vdekur, 21 të infektuar me Covid 19

02.06.2020 12:25

Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër pacient ka humbur jetën në Shqipëri nga Covid-19...

Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër pacient ka humbur jetën në Shqipëri  nga Covid-19, por viktima ka pasur cirozë hepatike në stadin e  fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar edhe 21 persona. Në 24 orët e fundit janë kryer 243 testime në nga të cilat janë konfirmuar 21 raste pozitive, përkatësisht janë 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër nga një rast të prekur me Covid19. Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6 raste. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik.
 
Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.