Botë
Turqi, urdhër arreste për 118 të dyshuar për lidhje me gulenin
02.06.2020 13:02
Prokurorët në Turqi lëshuan urdhra arrestimi për 118 persona – kryesisht pjesëtarë...
Prokurorët në Turqi lëshuan urdhra arrestimi për 118 persona – kryesisht pjesëtarë të forcave ushtarake dhe të sigurisë – të dyshuar për lidhje me rrjetin, për të cilin Ankaraja thotë se qëndron pas një përpjekjeje për grusht shtet më 2016.
Autoritetet kanë shënjestruar në vazhdimësi ndjekësit e dyshuar të klerikut mysliman me qëndrim në SHBA, Fethullah Gulen, që nga grushti i dështuar i shtetit në korrik të vitit 2016, kur u vranë 250 njerëz. Gulen mohon çdo përfshirje në grushtin e shtetit.
Që nga përpjekja për grusht shtet, rreth 80,000 njerëz janë burgosur dhe rreth 150,000 nënpunës civil, personel ushtarak dhe të tjerë u pushuan ose u pezulluan nga puna. Aleatët perëndimorë të Turqisë, përfshirë Bashkimin Evropian si dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar veprimet e autoriteteve turke, ndërsa Ankaraja ka mbrojtur masat, duke thënë se ato janë përgjigje e nevojshme ndaj kërcënimit të sigurisë
