Maqedoni
Ligji për nënpunësit administrativë, Avziu: Mundësohet avancimi i administratorëve
02.06.2020 14:04
Prej 1 qershorit ka hyrë në fuqi ligji për nëpunës administrativë që kaloi në kuvend më 17 janar....

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike Adem Avziu, thotë se me këtë ligj përfitojnë të gjithë nënpunësit administrative të cilët janë punësuar me shkollim të mesëm, por ndërkohë kanë mbaruar shkollimin e lartë. Atyre tashmë ju mundësohet që të avancohen në institucionet ku janë të punësuar.
"Nënpunësi shtetëror me shkollim të mesëm parashtron kërkesë deri tek udhëheqësi i institucionit përkatës ku është I punësuar, dhe I njejti institucion me aktin e sistematizimit duhet të ketë një vend të lirë për nënpunësin administraiv, dhe duhet të ketë mjete financiare që të realizohet avansimi i tij dhe rritja e pagës së nënpunësit. Nëse institucioni nuk posedon mjete për vitin paraprak, duhet të planifikojë mjete për vitin e ardhshëm."- tha Adem Avziu, sekretar shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informative.
Përfaqësimi i shqiptarëve në administratën shtetërore është rritur në 20% thotë Avziu dhe arsyeja se përse pres konferenca u mbajt në selinë e BDI-së , sipas tij është pikërisht sepse ligji për administratën publike është miratuar me insistimin e grupit parlamentar të BDI-së.
FITIM KRYEZIU
