Barazon Manchester United ne minutat e fundit me WBA 2-2

21.10.2014 15:00

Manchester Unitedi i ka shpëtuar humbjes nga West Bromwich Albion duke barazuar në minutat e fundit (2-2) ne ndeshjet e mmbetur te premier liges angleze......

Zhvillohej minuta e tetë kur ekipi nikoqir kaloi në epërsi përmes Stephane Sessegnon. Me këtë rezultat u mbyll fraksioni i parë i lojës.Në minutat e para të gjysmës së dytë, mysafirët barazuan.

Porsa u angazhua në lojë Marouane Fellaini e barazoi rezultatin (48’), pas harkimit të Di Marias.Megjithatë, ekipi vendas e riktheu avantazhin. Saido Berahino shtoi telashet e Djajve të Kuq (66’).Pas presionit të madh, Unitedi arriti ta shënojë golin e merituar dhe ta barazojë sërish rezultatin (87’).

Realizues ishte Daley Blind.Mesfushori shqiptar që mbron ngjyrat e Belgjikës, Adnan Januzaj, u angazhua nga minuta e parë në këtë takim dhe e zhvilloi gjithë ndeshjen.

Manchester Unitedi është në vend të gjashtë në tabelë, me 12 pikë, një pikë larg vendit të katërt, të cilin e mban West Hamit.