Kthehet Liga e Kampionëve, derbi Roma - Bayern
Liga elitare evropiane rikthehet sonte me super sfidën në mes Romës dhe Bayren Munich. Italianët dhe gjermanët, do të ndeshen në “Olimpico” të Romës në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve........

Ballafaqimi ndërmjet “romakëve” dhe ‘bavarezëve’ pritet të jetë interesant, sepse të dy skuadrat janë duke kaluar nëpër një super formë në këtë edicion të garave. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, CSKA-ja e Moskës do të pret anglezët e Manchester City.
Kampionët e Anglisë llogaritën favorit, por skuadra nga Moska nuk dorëzohet lehtë, sidomos kur luan para shtëpinë e saj. Joshës pritet të jetë edhe ballafaqimi në mes Barcelonës dhe Ajaxit, takim ky që luhet në kuadër të Grupit F dhe që I ndesh kampionët e dhjetëfishtë të Evropës.
Katalonasit janë favorit në letër, por edhe skuadra holandeze shpeshherë din të befasojë skuadrat e mëdha.
Në ndeshjen tjetër të grupit, PSG-ja është favorite absolute në udhëtimin që e ka në Qipro te Apoeli. Në Grupin G, Agim Ibraimi me Mariborin e tij, sonte do të dalin në fushën e blertë të Stemford Brixhit, ku do të luajnë kundër Chelseat të Zhoze Murinjos, me shpresa për të shkëputur rezultat pozitiv, ndërsa Schalke 04 shihet si skuadra favorite në përballjen me Sportingun.
Ndërkohë, në Grupin H, veçohet ndeshja ndërmjet Portos dhe Athletico Bilbaos, ndërsa sfida tjetër do të ballafaqoj Baten dhe Shahtjor Donjeckun.
