"Arifhikmeti" bëhet për spital

21.10.2014 15:21

Xhevdet Jashari, aktori i serialit të mirënjohur shqiptar“O sa mirë, i njohur nga publiku si Arifhikmeti, ka pasur probleme shëndetësore gjatë xhirimeve të episodit të ri.......

Arifikmeti në një rast nuk ndihej mirë, me ç’rast ka humbur vetëdijen ndërsa kolegët e tija kanë intervenuar duke e dërguar atë menjëherë në spital.

Në një bisedë të shkurtër me një nga anëtarët e serialit “O sa mirë”, indeksonline ka mësuar se aktori tetovar tani është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa xhirimet e ditës e sotshme për episodin e ri janë shtyrë.