Botë
Kabul, sulm me bombë në një xhami, 2 të vdekur
03.06.2020 09:30
Një bombë shpërtheu mbrëmjen e së martës në një xhami në Kabul të Afganistanit....

Një bombë shpërtheu mbrëmjen e së martës në një xhami në Kabul të Afganistanit, duke lënë të vdekur 2 persona dhe 2 të tjerë të plagosur.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme në Afganistan, Tariq Arian, tha se bomba ka pasur në shënjestër xhaminë Akber Khan, në kohën kur besimtarët janë mbledhur për lutjet e mbrëmjes. Imami i xhamisë, Muhamed Ayaz Niazi, është një nga 2 personat e vrarë në sulm. Talibanët e dënuan vrasjen e imamit.
Në lagjen Vazir Akbar Khan në Kabul, ndodhen ambasadat e huaja dhe ndërtesat qeveritare. Sulmi vjen një ditë pasi së paku shtatë civilë u vranë nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës, në veri të Afganistanit. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë deri tani asnjë grup.
