Botë
Kosovë, seancë e jashtëzakonshme, votohet Qeveria Hoti
03.06.2020 11:42
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit....

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, zgjedhin sot qeverinë e re të Abdulla Hotit, pasi qeveria Kurti ra pas mocionit të mosbesimit nga ana e partnerit të koalicionit qeverisës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, vetëm pas 51 ditëve qeverisje.
Mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti ka prezantuar kabinetin qeveritar dhe priotitetet e qeverisë së tij para deputetëve.
Në qeverinë Hoti, LDK do të ketë një zëvendëskryeministër, shtatë ministri, atë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Ministrinë e brëndeshme, Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Shëndetësisë dhe ministrinë e Bujqësisë. AAK do të ketë postin e zv kryeministrit të parë dhe do të drejtojë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Drejtësisë,minstrinë e Ekonomisë dhe ministrinë e arsimit. Nisma Socialdemokrate do të ketë një zv kryeministër dhe ministritë e Punës, dhe atë të Tregëtisë e industrisë, Nga minoritetet do të drejtohet ministria e Kthimit dhe Komunitetit, ajo e Zhvillimit Rajonal dhe gjithashtu do të kenë edhe postin e zv ministrit të pushtetit lokal.
Një orë para se në Kuvendin e Kosovës të votohet Qeveria Hoti, ministrat në detyrë të ekzekutivit Kurti u mbliodhën në qeveri por pa praninë e ministrave të LDK-së.
Teksa brenda Kuvendit të Kosovës po mbahet seanca për votimin e qeverisë së re, dhjetëra protestues po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit, duke brohoritur “Duam zgjedhje” e “Pa drejtësi nuk ka qetësi”.
