Botë

Reforma zgjedhore, Meta: Zvatimi i kushteve, nis me konsensusin

03.06.2020 11:58

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, mëngjesin e sotëm ka zgjedhur të japë një tjetër mesazh...

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, mëngjesin e sotëm ka zgjedhur të japë një tjetër mesazh për palët politike, për sa i përket Reformës Zgjedhore.
 
Duke theksuar se mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian ishte i qartë, se zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për zgjedhore, ka thënë ndër të tjera se 8 qershori po afron. Meta shton se Komisioni Europain mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë. Takimi i djeshëm i ambasadorëve të SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe, me 4 negociatorët e Këshillit Politik, është mbyllur pa konsensus. Afati i reformës zgjedhore skadoi më 31 maj, pa ndonjë marrëveshje mes partive. Diplomatët amerikanë dhe europianë kërkuan përfundimin e reformës dhe kanë nisur takimet me palët politike. Ata theksuan në mesazhet e tyre se reforma zgjedhore është e rëndësishme për integrimin europian të vendit.