Botë
Covid 19, PEC: 127 gazetarë humbën jetën për 3 muaj
03.06.2020 12:23
Punonjësit e mediave luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër COVID-19....

Ata duhet të informojnë për përhapjen e sëmundjes, e si të tillë janë ndër grupet më të rrezikuara nga pandemia. Këtë e tregojnë edhe shifrat e vdekjeve në mesin e gazetarëve.
“Press Emblem Campain” me qendër në Gjenevë, njofton se midis një marsit dhe 31 majit, të paktën 127 gazetarë kanë vdekur si pasojë e COVID-19. Rreth dy të tretat e tyre ishin në detyrë. Vetëm në maj, u regjistruan 72 viktima. Amerika Latine është kontinenti më i prekur me të paktën 62 gazetarë të vdekur, e ndjekur nga Evropa me 23, Azia 17, Amerika e Veriut 13 dhe Afrika 12. Disa qindra punonjës të tjerë të mediave rezultuan pozitivë me virusin, ndërsa disa media u detyruan të mbylleshin përkohësisht.
“Press Emblem Campain”, bëri të ditur se numërimi i saj bazohet në burime të shumta, përfshirë shoqatat kombëtare të gazetarëve, mediat lokale dhe korrespondentët e “Press Emblem Campain” në të gjithë botën.
