Botë

Me 61 vota për, 24 kundër e 1 abstenim, votohet qeveria Hoti

03.06.2020 13:29

Me 61 vota për, 24 kundër dhe një abstenim, Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan qeverinë e re të Abdulla Hotit.....

Mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti ka prezantuar kabinetin qeveritar dhe priotitetet e qeverisë së tij para deputetëve 
 
Në qeverinë Hoti, LDK do të ketë një zëvendëskryeministër , shtatë ministri , atë të Kulturës,  Rinisë dhe Sportit; Ministrinë e brëndeshme,  Ministrinë e  Infrastrukturës,  Ministrinë e  Shëndetësisë dhe ministrinë e BUjqësisë. AAK do të ketë postin e zv kryeministrit të parë dhe do të drejtojë me Ministrinë  e Punëve të Jashtme, atë të  Drejtësisë,minstrinë e Ekonomisë dhe ministrinë e arsimit. Nisma  Socialdemokrate do të ketë një zv kryeministër dhe ministritë e Punës, dhe atë të Tregëtisë e industrisë, Nga minoritetet do të drejtohet ministria e Kthimit dhe Komunitetit, ajo e Zhvillimit Rajonal dhe gjithashtu do të kenë edhe postin e zv ministrit të pushtetit lokal. 
 
Një orë para se në Kuvendin e Kosovës të votohet Qeveria Hoti, ministrat në detyrë të ekzekutivit Kurti u mbliodhën në qeveri por pa praninë e ministrave të LDK-së. 
 
Teksa brenda Kuvendit të Kosovës po mbahet seanca për votimin e qeverisë së re, dhjetëra protestues po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit, duke brohoritur “Duam zgjedhje” e “Pa drejtësi nuk ka qetësi”. Qeveria Kurti  ra  pas mocionit të mosbesimit nga ana e partnerit të koalicionit qeverisës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, vetëm pas 51 ditëve qeverisje.