FSSH, merr certifikatë për funksionalitet të sistemit informatik
FSSH, sot fitoi certifikatë për funksionalitet të sistemit informatik......

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski, theksoi se kjo paraqet hap para në modernizimin dhe përmirësimin e sistemit të përgjithshëm në interes të qytetarëve.
“FSSH është institucioni i katërt i cili e fiton këtë certifikatë, pas doganave, Bankës Popullore dhe Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural. Certifikatën për sistem informatik e shfrytëzojnë organet e institucioneve shtetërore gjatë komunikimit dhe këmbimit të të dhënave dhe dokumenteve përmes rrugës elektronike. Certifikata përbëhet nga një numër i madh i kontrolleve, të cilat dalin nga standardet botërore”- deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike, Ivo Ivanovski.
Drejtoresha e FSSH-së, Maja Parnaxhieva–Zmejkova tha se fondi ka përgatitur 18 procedura, strategji dhe politika, të cilat më tutje i kanë imponuar në mendjen e tyre për kujdesjen e 800 punëtorëve.
“FSSH e ka një nga bazat më të mëdha të të dhënave dhe ne jemi të obliguar si institucion t’i ruajmë, t’i respektojmë ligjet për mbrojtjen e të dhënave personale, por edhe t’i eliminojmë të gjitha rreziqet e mundshme nga keqpërdorimi i të dhënave, manipulimit me to, ose humbjes së tyre”- tha drejtoresha e FSSH-së, Maja Parnaxhieva-Zmejkova.
Zmejkova tha se deri më tani kemi arritur 70% nga komunikimi ynë të zhvillohet përmes rrugës elektronike, konkretisht me kompanitë dhe punëtorët shëndetësor dhe na ka mbetur edhe 30% e shërbimeve tona në pajtim me planin aksionar deri në pranverë, në tërësi t’u ofrohen personave të siguruar. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
