Botë
Kosovë, Avdullah Hoti merr postin e Kryeministrit
04.06.2020 11:21
Një ditë pasi u zgjodh në post me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim..

Një ditë pasi u zgjodh në post me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim, Kryeministri Avdullah Hoti, krejtësisht i vetëm sot ka marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës.
Me një kalim para Gardës Ceremoniale, Hoti ka nisur ditën e parë të punës si i pari i ekzekutivit. Detyra iu dorëzua nga sekretari Fitim Krasniqi. Ish-kryeministri Albin Kurti, nuk ka pranuar që të dorëzojë zyrën, edhe pse sipas protokollit , dorëzimi i detyrës do duhej të bëhej nga ai.
“Nuk do ta bëj pranim-dorëzimin, pasi nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që u dorëzua edhe te presidenti. Ne vazhdojmë betejën. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt”, tha një ditë më parë Kurti.
Kurti hoqi Hotin nga posti i zëvendëskryeministrit vetëm pak orë pas shkarkimit të Qeverisës tij më 25 mars. Pak minuta pas marrjes së detyrës, Hoti mblodhi kabinetin e ri qeveritar për të mbajtur mbledhjen e parë si kreu i ekzekutivit. Para ministrav etë rinj tha se qeveri e re ka për obligim që të ti japë frymë demokracisë së brendshme në respektin të rendit dhe ligjit dhe ti nënshtrohet vetëm Kushtetutës. Shtoi se menjëherë duhet të adresojmë sfidat shkaku i pandemisë, siç është rimëkëmbja ekonomike dhe se do të ndërtojnë një diskurs të ri edhe brenda qeverisë edhe në Kuvend me opozitën.
