Botë

Covid 19 në botë, 6 mln e 500 mijë të infektuar, 350 mijë të vdekur

04.06.2020 11:54

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet megjithëse me ritme më të ngadalta se në muajt e parë....

Numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 6 milion e 573 mijë e 641, ndërsa numri i të vdekurve në 388 mijë e 42. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 3 milion e 171 mijë e 148. Shqetësuese mbete situate në Amerikën Latine. Në Brazil gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1.349 vdekje ndërsa në Meksikë 1.092.
 
Radhitja e vendeve është si vojon, në SHBA në total janë 1 milion e 901 mijë e 783 të infektuar dhe 109 mijë e 142 të vdekur. Brazili renditet i dyti me 584 mijë e 562 raste dhe 32 mijë e 568 të vdekur. Rusia renditet e treta me 432 mijë e 227 raste dhe  5 mijë e 215 të vdekur. Spanja e katërta me 287 mijë e 406 raste dhe 27 mijë e 128 të vdekur. Mbretëria e Bashkuar me 279 mijë e 856 raste dhe 39 mijë e 728 të vdekur. Në vendin e gjashtë renditet Italia me 233 mijë e 836 raste dhe 33 mijë e 601 të vdekur. Ka ndryshuar renditja, India ka kaluar në vendin e shtatë me  216 mijë e 919 raste dhe 6 mijë e 88 të vdekur nga Covid-19.