Botë
Sulm në një kopsht fëmijësh në Kinë, mbi 39 të plagosur
04.06.2020 12:41
Të paktën 39 persona janë plagosur pasi një sulmi me thikë në një kopsht fëmijësh në jug të Kinës, raportoi media shtetërore....

Zyrtarët lokalë të qarkut Cangu të rajonit Gaugxi, kanë thënë se 37 fëmijë dhe dy të rritur kanë përjetuar plagë të shkallëve të ndryshme, si pasojë e sulmit. Sulmuesi ka qenë një 50-vjeçar, pjesëtar i sigurisë së shkollës.
Ende nuk janë bërë të ditura motivet e sulmit, derisa i dyshuari është ndaluar dhe hetimet kanë nisur. Ligji kinez kufizon shitjen dhe mbajtjen e armëve të zjarrit, dhe sulmet masive zakonisht kryhen me thika ose eksploziv.
