Maqedoni

Covid-19, 17 raste të reja në Likovë, 2 në kumanovë

04.06.2020 15:03

Komuna e Likovës është kthyer tashmë në vatër active të virusit Korona...

Komuna e Likovës është kthyer tashmë në vatër  active të virusit Korona, vetëm 24 orët e fundit janë regjistruar 17 raste me COVID-19, kurse në Kumanovë kemi vetëm 2 të infektuar. Rukije Miftari, drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit Publik në Likovë, në një prononcim për TVM2, thotë se si shkak i rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, është lehtësimi i menjëhershëm I masave  dhe mos respektimi i tyre nga ana e qytetarëve.
 
 “Sipas informatave tona vetëm sot në komunën e Likovës kemi 17 raste të reja me virusin Korona, më vjen keq por duhet patjetër popullata të vetëdijsohet dhe ti respektojë masat e parashikuara nga protokollet dhe sugjrimet e MSH. Është dashur gradualisht të zbuten masat, jo përnjëherë, hap pas hapi të shkohet me zbutjen e masave, jo me shpejtësi sepse virusin ende e kemi present, e kemi këtu”, shtoi për TVM2, Miftari.
 
Ekipi i TVM2, qëndroi edhe në fshatin Sllupçan i cili është një ndër më të prekurit nga virusi Korona, kamera jonë filmoi qytetarë të cilët respektonin masat mbrojtëse të parashikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e RMV.
 
“Unë, nga dita e parë i respektoj masat, tash isha te posta bëra pagesa, tani po shkoj në shtëpi. Krejt duhet me i respektu, shteti kur të jape një vendim duhet me e respektu kështuqë punët të shkojnë për së mbari, e të largohemi nga ky virus”...
 
“Po duhet me i respektu masat, pritim rend në shitore, por ka edhe prej tyre që nuk pritin, por sidoqoftë duhet me i respektu masat”...
 
“Lirisht xhironi, shikoni se si rrijn mushterit, si mbahet distanca, rregullat zbatohen më mire se gjatë orës policore, por pse janë rritur rastet me të infektuar problem është dikund tjetër”, thanë për TVM2 banorët e fshatit Sllupçan.
 
Kreu i Komunës na njoftoi se është realizuar testim masiv i banorëve dhe do të bëhet detektimi i atyre familjeve që kanë të infektuar.
 
“Vetëm gjatë ditës së djeshme janë bërë 90 teste, mendoj se kështu duke iu bë skrining rasteve familjare do të mund ta qetësojmë situatën në komunën e Likovës. Në bazë të analizave të detajuara që do ta bëjmë bashkarisht ne si Komunë me Shtabin për Mbrojtje dhe Shpëtim, të rasteve që do të paraqiten ditëve të ardhshme, pastaj ditën e Hënë do të realizojmë takim dhe do të vendosim për hapat e mëtutjeshme”, shtoi për TVM2, Arifi.
 
Ndryshe deri më tani në komunën e Likovës numri total i të infektuarve me virusin Korona arrin shifrën mbi 120, kurse raste aktive aktualisht ka 57, e për fat të keq janë shënuar 5 viktima.
 
FATLUM AQIFI