Botë

Shqipëri, 13 raste të reja me covid 19, 11 në Tiranë

04.06.2020 15:38

13 raste të reja janë konfirmuar me covid-19 në Shqipëri...

13 raste të reja janë konfirmuar me covid-19 në Shqipëri, mes tyre tre janë personel shëndetësor. Në vend ka aktualisht 266 raste aktive, rreth 68% e tyre janë në Tiranë. Nga fillimi i epidemisë janë konfirmuar pozitivë 1.197 raste, rreth 75% e të prekurve janë shëruar.
 
"Në 24 orët e fundit janë kryer 282 testime nga të cilat janë konfirmuar 13 raste pozitive, përkatësisht, 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast në Shkodër. Janë testuar 39 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 3 raste, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik… Në vendin tonë janë 266 persona aktivë me COVID19, ku në Tiranë janë mbi 68 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Kamëz, Krujë."- tha Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik Shqipëri.