Botë
Shqipëri, reforma zgjedhore, ende pa konsensus
04.06.2020 16:09
Pas 31 majit, politika shqiptare dogji edhe ultimatumin e dhënë nga ndërkombëtarët...

Pas 31 majit, politika shqiptare dogji edhe ultimatumin e dhënë nga ndërkombëtarët, për miratimin e reformës zgjedhore këtë të mërkurë. Ambasadorja amerikane Juri Kim, e la topin në fushën e kryetarit të Partisë Demokratike, sicc u shpreh edhe ajo vetë, por Basha i rikujtoi ambasadores së ka mbetur edhe një ccështje për t’u zgjidhur, depolitizimi i komisioneve zgjedhore.
"Në një negociatë që është kaq e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, çdo palë i kërkohet që të jap në mënyrë që Shqipëria të fitoje. Në fakt çdo palë dha dhe çdo palë fitoi, populli mund të fitojë akoma më shumë. Çdo palë dha por më duhet ti jap merita të veçanta partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë se partia në pushtet ka privilegjet e tyre dhe ata duhet të japin më shumë dhe në fakt ata e bënë. Ne patëm atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë, që do të vendose Shqipërinë në mënyrë të patundur drejt anëtarësimit të saj në BE. Përmban masa të cilat janë adresuar nga ODIHR."- tha Yuri Kim, abasadore e SHBA-ve në Shqipëri.
"Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur vetëm një çështje pa zgjidhur. Dua të siguroj shqiptarët që opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme."- tha Lulzim Basha, kryetar i PD-së.
Kërkesën e Bashës, kryeministri Rama e sheh aktualisht të pamundur, ndërsa tha se po pret të shohë se në ç’fushë do e hedhë topin kreu demokrat.
"OSBE kërkon depolitizim të komisioneve. Si nuk e bëka populli shqiptar, që të vendosë në komisione njerëz që nuk vijnë si të partive, por në shërbim të këtij procesi. Edhe sot që flasim duket mision i pamundur për fat të keq."- tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
Ndërkohë, kryetari I opozitës parlamentare Myslym Murrizi, akuzoi edhe palët politike por edhe ambasadorët, se nuk e kanë seriozisht me reformën.
"Të marrin një ligj nga 28 vendet, ambasadorët nuk kanë nevojë të gëzohen dhe harxhojnë kohë me tre gjenetikisht pasardhës të komunizmit, por mjafton të sjellin një ligj nga vendet e tyre dhe ta votojmë. Ata kërkojnë që këta pazarlinjtë të prishin pazarin. Edhe arnimet janë demagogji. Të shkojmë drejt sovranit", tha Myslym Murrizi, kryetar i grupit parlamentar demokrat.
Gjatë gjithë ditës, ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë si dhe ekspertë të partisë demokratike kanë zhvilluar takime, në përpjekje për gjetjen e një dakordësie për refromën zgjedhore, që është një nga kushtet për integrim në BE.
LULJETA NDOKA
