Ashpërsohen luftimet në Kobane
21.10.2014 17:23
Në veri të qytetit sirian të Kobane sërish kanë nisur luftime të ashpra.....

Janë dëgjuar shpërthime të mëdha të cilat më pas u shoqëruan me shkëmbime zjarri intensive dhe bombardime nga ajri të pozicioneve të militantëve të ISIS, të kryera nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Ushtria amerikane tha se koalicioni ka kryer 6 sulme ajrore pranë Kobane , gjithashtu edhe 6 sulme të tjera në veri të Irakut.
Një zyrtar i lartë kurd tha, se forcat e tij tashmë kanë nevojë për armë të rënda në iniciativën e tyre kundër Shtetit Islamik. Vetëm disa orë para komenteve të zyrtarit kurd, ushtria amerikane tha se ka lëshuar nga ajri armatime si edhe furnizime mjekësore për luftëtarët kurdë pranë Kobane.
