Maqedoni

Parashikimi i motit

05.06.2020 11:06

Para dite mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare...

Para dite mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare deri të përforcuar nga drejtimi jugor. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të shiut kryesisht në pjesët perëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 15, ndërsa ajo maksimale prej 22 deri 29 gradë Celsius. UV=7.
 
Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë prej 10 deri 26 gradë Celsius.
 
Sipas DPHM, nesër do të mbizotëroj mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë mesatare, e kohëpaskohshme jugore.Të shtunën mot me vranësira të ndryshueshme, në disa vende me mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Pastaj në ditët në vijim paradite mot me diell me vranësira mesatare, ndërsa në orët e pasdites do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar.