Botë

Covid-19 rritet bilanci i viktimave në Brazil dhe Meksikë

05.06.2020 12:19

Për shkak të virusit Korona, dje në Brazil janë shënuar 1.473 vdekje....

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Brazil, me 1.473 vdekjet e reja numri i viktimave ka arritur në 34.021 ndërsa me 30.925 raste të reja ka arritur në 614.941 numri i rasteve. Brazili nga pikëpamja e numrit të rasteve dhe viktimave lidhur me virusin është vendi më i prekur në Amerikën Latine dhe vendi i 2-të në botë pas SHBA-së për nga numri i rasteve. Në Meksikë janë shënuar 816 vdekje në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Meksikë, me 816 vdekjet e reja numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 12.545 ndërsa me 4.442 raste të reja ka arritur në 105.680 numri i rasteve.
 
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj.