Botë

Shqipëri, 15 raste të reja, 2 u infektuan në një ceremoni mortore

05.06.2020 13:02

15 raste të reja me Covid janë konfirmuar 24 orët e fundit në Shqipëri....

15 raste të reja me Covid janë konfirmuar 24 orët e fundit në Shqipëri. Dy rastet u konstatuan pozitive pasi kishin marrë pjesë në një ceremoni mortore. Autoritetet përkujtojnë se janë të ndaluara çdo lloj aktiviteti me grumbullime masive njerëzish, dhe apelojnë  për respektim të masave.
 
“Në 24 orët e fundit janë kryer 162 testime nga të cilat janë konfirmuar 15 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër dhe 2 në Kamëz, kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi. Dy rastet pozitive në bashkinë Kamëz janë identifikuar gjatë një ceremonie mortore, ndaj edhe një herë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rikujton qytetarëve se funeralet përtej rretheve familjare të ngushta nuk janë të lejuara, pasi janë rrezik për shpërndarjen e infeksionit. Ju informojmë se në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre që nga fillimi epidemisë në 910. Në vendin tonë janë 269 persona aktivë me COVID-19, ku në Tiranë janë rreth 69% e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Shkodër, Kamëz e Krujë.”,- tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.