Maqedoni
Shkup, ora policore po respektohet
05.06.2020 18:22
Policë në rrugëkryqet kryesore, punëtorë të Ndërmarrjes “Higjiena komunale”...

Policë në rrugëkryqet kryesore, punëtorë të Ndërmarrjes “Higjiena komunale” dhe ndonjë aktivitet tjetër për të cilin ishte dhënë leje nga autoritetet. Kjo ishte atmosfera e sotme në rrugët e kryeqendrës, në kuadër të orës policore që ka filluar të premten dhe përfundon mëngjesin e së hënës.
“Ne punojmë në “Higjienën komunale”, ora policore po respektohet, ndërsa ne kemi leje për lëvizje.”,- tha një qytetar.
“Të shfrytëzojmë orën policore, tani nuk ka qarkullim, ne kemi leje për punë.”,- u shpreh një qytetar.
Rritja e numrit të personave të infektuar prej disa ditësh detyroi autoritetet të kthejnë orën policore, e cila në Shkup, Kumanovë, Likovë, Tetovë dhe Shtip ka filluar të premten në orën 21 dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 5 të mëngjesit.
VLORA LATIFI TOPOJANI
