Kosovë, Qeveria Hoti heq reciprocitetin me Serbinë
Qeveria Kosovës ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave...

Qeveria Kosovës ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.Kryeministri Avdullah Hoti, tha se vendimi u morr për të rifilluar procesin e dialogut dhe të njëjtën gjë e pret dhe nga Serbia
Hoti tha se janë të gatshëm që të ulen në tavolinë për dialogun Kosovë-Serbi, mirëpo siç tha ai dialogun do ta udhëheq Qeveria e jo Presidenca.
“Kemi hequr pengesat për procesin e dialogut, zotim ky që e kemi dhënë përpara partnerëve tanë. Tani presim që edhe pala serbe të heq pengesat që të filloj dialogu me Serbinë. Jemi të gatshëm të ulemi në tavolinën e dialogut. Kryeministri në bazë të kompetencave kushtetueses e udhëheq dialogun. Edhe nëse unë dua nuk mund t’i transmetoj kompetencat e mia tek presidenti. Qeveria udhëheq dialogun dhe raporton tek Kuvendi”, deklaroi Hoti.
Kundër këtij vendimi kanë votuar përfaqësuesit e AAK-së në Qeveri.
