1.000 të vdekur brenda 24 orëve në Brazil, Bolsonaro kërcënon të dalë nga OBSH-ja
1005 vdekje të reja u regjistruan në Brazil nga "Covid-19"....

1005 vdekje të reja u regjistruan në Brazil nga "Covid-19" brenda 24 orëve të fundit, duke e cuar në mbi 35.000 bilancin e jetëve të humbura nga sëmundja atje.
30.830 infektime të tjera u shënuar brenda këtij harku kohor, duke bërë që totali i rasteve të prekura nga koronavirusi të shkojë në 645.000. Brazili, që e mori lehtë pandeminë, tashmë është vendi I dytë në botë më i goditur prej saj pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Jair Bolsonaro kërcënoi së do ta nxjerrë vendin e tij nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, të cilën e akuzon për “paragjykim ideologjik”.
Kreu i shtetit amerikan, Donald Trump e ka njoftuar më herët tërheqjen e SHBA nga OBSH, përgjigjen e së cilës ndaj krizës së koronavirusit e konsideroi si tepër të pabalancuar në favor të Kinës.
