Vendoset në karantinë kampi i refugjatëve në Kilkis të Greqisë
Me vendim të përbashkët të Ministrisë Greke të Mbrojtjes Civile....

Me vendim të përbashkët të Ministrisë Greke të Mbrojtjes Civile, asaj Shëndetit dhe Politikës së Migracionit, kampi i refugjatëve në afërsi të qytetit grek Kilkis është i karantinuar deri në 17 qershor dhe lëvizja e refugjatëve dhe migrantëve të vendosur atje, është kufizuar.
Arsyet nuk sqarohen më tej, por sipas mediave greke, ditët e kaluara, një rast pozitiv i Covid-19 ishte regjistruar në një grua shtatzënë, e cila po qëndron në kamp. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se masat për të parandaluar përhapjen e virusit korona i në tre kampe të tjera refugjatësh, si dhe në qendrat e pritjes dhe regjistrimit për refugjatë dhe migrantë të vendosur në ishuj , do të vazhdojnë deri në 21 qershor .
