Shqipëri, 20 raste të reja një viktimë nga COVID 19
Në Shqipëri në 24 orët e fundit u regjistruan 20 raste të reja dhe një viktimë nga COVID 19...

Në Shqipëri në 24 orët e fundit u regjistruan 20 raste të reja dhe një viktimë nga COVID 19, që janë klasterë të të infektuarve të rinj. Gjithashtu është regjistruar edhe një rast ri infektimi te një punonjës shëndetësor.
“Gjatë 24 orëve të fundit një 85 vjeçare nga Tirana ka humbur jetën në Spitalin Infektiv, e konfirmuar me COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Deri me sot 34 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19 pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor…. Në 24 orët e fundit janë kryer 253 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 3 në Krujë, 2 në Durrës, 2 në Tropojë. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.
Aktualisht kemi një personel shëndetesor të riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar. Gjendja e tij shëndetesore është e stabilizuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 925 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
