Virusi Korona, OBSH: Mbani maska në ambiente publike
Rekomandimi më i ri i Organizës Botërore të Shëndetësisë....

Rekomandimi më i ri i Organizës Botërore të Shëndetësisë, është mbajtja e maskave në të gjitha vendet publike me qëllim të pëngohet përhapja e virusit Korona.
Deri më tani OBSH rekomandonte mbajtjen e maskave për personelin mjeksorë dhe të sëmurët nga COVID 19, por përshkak të përhapjes së pandemisë ndryshoi vendimin e sajë.
Përveç maskave vlejnë edhe rekomandimet e tjera si izolimi i të infektuarve dhe tesimi më i gjërë.
“Në vendet ku është e pamundur mbajtja e distancës,duhet të mbahen maska mjeksore,apo maska të bëra nga pëlhura sipas instuksioneve që i kemi publikuar” – tha Maria Van Kerkhove nga OBSH.
“Shumica më thonë se në ndonjë shtet po mbahen maska,dhe situate është e mirë,por në atë vend gjithashtu po zbulohen pikat e infektimit ,izolohet të ifektuarit dhe kontaktet e tyre dhe bëhet testim më i gjërë” – deklaroi Drejtori Ekzekutiv i OBSH-së, Mishael Ryan.
Mbajtje të maskave ka aplikuar edhe Mbretëria e Bashkuar, ku ka më shumë se 40 mijë të vdekur nga “Covid 19” me çka vendi është e dyta pas SHBA-ve për numrin e rasteve të vdekjes.
“Nga 15 qershori është e obligueshme të mbahen maska në trasnportin publik .Nuk është e patjetërsueshme të jena maska mjeksore, por duhet mbuluar fytyra .Maska nuk është e patjetërsueshme të mbajnë fëmijët ,invalidët dhe personat që kanë problem me frymëmarrjen” – tha Sekretari i Transportit në Britani, Grant Shhaps.
Shumë vende kanë filluar fushatat për mbajtjen e maskës. Të burgosurit në Algjeri kanë filluar të bëjnë maska për vete dhe rojet në burgje pasi që COVID 19 më së shumti po përhapet në këto vende .
Edhe Gratë në Senegal kanë filluar fushate më moton "maska për shpëtim të jetës nga Covid 19”.
Mali i Zi pas dy muajve largoi vendimin për mbajtjen e maskave të patjetërsueshme, përveç në transportin publik, shtëpitë shëndetësore dhe shtëpitë për pleq dhe fëmijë. Analiza e 172 hetimeve në 16 vende tregojnë se masat , siç është distanca fizike dhe mbajtja e maskave , zvogëlojnë përhapjen e virusit Korona.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 6.7 milionë persona në gjithë botën janë infektuar, mbi 390,000 kanë ndërruar jetë.
Brazili regjistroi 1005 vdekje të reja në 24 orët e fundit, duke e cuar në mbi 35.000 bilancin e jetëve të humbura dhe në 645.000 numrin e të prekurve.
Brazili, është vendi i dytë në botë më i goditur pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
