“Covid 19”, rreth 3 milion të shëruar në Botë
Më shumë se 6 milion e 827 mijë e 260 raste infektimi....

Më shumë se 6 milion e 827 mijë e 260 raste infektimi, rreth tre milion të shëruar dhe mbi 397 mijë të vdekur, është bilanci i 196 vendeve në botë që nga fillimi i përhapjes së virusit korona.
Vetëm në Europë janë regjistruar 2 milion e 256 mijë e 731 të infektuar dhe 183 mijë e 101 viktima.
Krahasuar me një ditë më parë, janë regjistruar 4 mijë e 295 të vdekur dhe 130 mijë e 417 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me mbi një mijë, SHBA-të me 789 dhe Meksika me 625.
Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë konfirmuar 14 raste të reja pozitive. Poashtu janë shëruar edhe 13 qytetarë duke e çuar në 938 numrin e përgjithshëm të personave të shëruar, ndërsa 274 raste janë aktive, nga 1246 të infektuar gjithsej.
Të dhënat e fundit në Kosovë flasin për gjithsej 1194 të infektuar, 31 prej të cilëve kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 884 persona.
