LSDM, pakoja e tretë parasheh mbështetje për turizmin, VMRO-DPMNE kritikon Qeverinë

07.06.2020 15:32

Turizmi është një nga sektorët më të prekur nga kriza ekonomike....

Turizmi është një nga sektorët më të prekur nga kriza ekonomike që shkaktoi përhapaj e virusit korona, prandja në pakon e tretë të masave ekonomike është paraparë edhe përfshirja e këtij sektori, kanë deklaruar nga LSDM. 

Me qëllim të nxitjes së konsumit vendor në sektorin e turizmit dhe hotelierisë qeveria ka apraparë mbështetje financiare për të gjith qytetarët me të ardhura nën 15 mijë denarë në muaj apo 60 mijë denarë në vit.

Kjo kategori e qytetarëve do të marrin 6 mijë denarë të cilat do të mund ti shfrytëzojnë nga 15 korriku deri më 15 dhjetor të këtij viti, theksojnë nga LSDM.

Sipas procedures për marrjen e vauçerëve, DAP i dërgon të dhënat për qytetarët të cilët i plotësojnë kushtet për këtë masë, dhe më pas atyre nëpërmjet postës elektronike u ndahet vauçer me kod në vlerë prej 6 mijë denarësh, dhe sqarim për shfrytëzimin e të njejtës – tha Jovan Mitrevski nga LSDM.

Me këtë masë parashihet të përfshihen mbi 130 mijë qytetarë, ndërsa është paraprë buxhet prej 10 miljon euro.

Qëllimi i kësaj mase është të ndihmohet sektori i turizmit për zvoglimin e humbjeve të shkaktuara nga kriza, ndërsa u ndihmohet edhe qytetarëve me të ardhura më të ulëta që të mund të shkojnë në pushim theksojnë nga LSDM.

Gjysëm million euro për OJQ-të në periudhë krize

Por derisa LSDM ka folur për masat ekonomike që po ndërmerr qeveria, nga VMRO-DPMNE e kanë kritikuar qeverinë për ndarjen e gjysëm milion eurosh për organizatat joqeveritare, në periudhë krize.

Qeveria e LSDM-së ka publikuar shpallje për grante për organizata jo qeveritare për gjithsejt 30 milion denarë. Në mes të krizës, gjysëm milion euro për organizata jo qeveritare, shoqata dhe fondacione, për proekte rreth pengimit të përhapjes së virusit korona. Dhe të gjithë ata që do të marrin para nga 600 deri më 900 mijë denarë do ti raportojnë Dragi Rashkovskit, sekretar gjeneral i Qeverisë së LSDM-së. Shpallja do të zgjasë vetëm 5 ditë – u shpreh Naum-Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.

Kjo shpallje me shumëçka është në kundërshtim me kodeksin e praktikave të mira për përkrahje financiare të sektorit jo qeveitarë nga viti 2007 theksojnë nga VMRO-DPMNE, nga e cila kjo shihet si blerje zgjedhore. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)