Kosovë, lejohet hyrja pa testim për “Covid19”
Qeveria e Kosovës, ka miratuar disa masa lehtësuese....

Qeveria e Kosovës, ka miratuar disa masa lehtësuese të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Sipas këtij vendimi nga e hëna, qytetarët që hyjnë në Kosovë, përmes kufijve tokësorë, nuk do të detyrohen që të vetizolohen për shtatë ditë, e as nuk do të kenë nevojë të kryejnë testimin për “Covid 19”, por do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore në kufi.
Poashtu nga dita e hënë hiqet plotësisht ora policore.
“Qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetëizolimit shtëpiak 7 ditor, ndërsa në vend të testimit për kovid 19 për ata që hyjnë do të jetë masa e kontrollit nga ekipet mjeksore të QKMF të vendosura në pikat kufitare apo brenda komuanve. Bazuar në situatën epidemiologjike MSH do të mundësojë liri të plotë të qarkullimit të qyttarëve dhe mallrave në veçanti në pikat më të frekuentuara kufitare me të cilat përkufizohet Republika e Kosovës” – tha Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Të dhënat e fundit në Kosovë flasin për gjithsejt 1194 të infektuar, 31 prej të cilëve kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 884 persona.
