Botë, rreth 7 milion të infektuar me “Covid 19”

07.06.2020 19:49

Në nivel botëror janë regjistruar 6 miljon e 927 mijë e 639 raste të infektimi me "Covid 19"....

Në nivel botëror janë regjistruar 6 miljon e 927 mijë e 639 raste të infektimi me "Covid 19", mbi tre milion e 104 mijë e 632 janë shëruar dhe mbi 400 mijë kanë vdekur.

Vetëm në Evropë janë regjistruar 2 miljon e 256 mijë e 731 të infektuar dhe 183 mijë e 101 viktima.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me mbi njëmijë, SHBA-të me 789 dhe Meksika me 625 të vdekur nga Kovid 19.