Botë

Pandemia Covid 19, 406 mijë viktima, mbi 7 milion të infektuar

08.06.2020 11:19

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 7 milion e 91 mijë e 667 persona...

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 7 milion e 91 mijë e 667 persona. Numri i viktimave ka arritur në 406 mijë e 195 persona.
 
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 112,469 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 40,542, Brazili me 36,044 viktima Italia me 37,312, Franca me 29,155 dhe Spanja me 27,136. Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634. Në Shqipëri janë shënuar 34 viktima dhe janë infektuar 1,246 persona. Deri më tani 3,461,619 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 3,2 milion raste aktive që presin të shërohen.