Botë

Protestat anti-racizmit, përplasje me policinë dhe arrestime

08.06.2020 11:45

Qindra-mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Romës, Berlinit, Londrës, Parisit etj...

Qindra-mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Romës, Berlinit, Londrës, Parisit etj, duke kërkuar  drejtësi për George Floyd dhe për të gjithë viktimat e racizmit
 
Në demostrimet enë Gjermani, morën pjesë rreth 15.000 qytetarë dhe  janë arrestuar rreth 100 protestues, janë plagosur 28 policë, 3 prej të cilëve janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.Në Hamburg policia përdori ujë për të shpërndarë protestuesit, të cilët kanë hedhur shishe dhe gurë drejt tyre. Në Paris qytetarët kanë kërkuar drejtësi për George Floyd dhe për Adama Traoré – një i ri me ngjyrë që vdiq në duart e policisë 4 vite më parë. 
 
Në Bristol, protestuesit rrëzuan statujën e shitësit të skllevërve Edëard Colston, i cili besohet se ka trafikuar 80.000 burra, gra dhe fëmijë nga Afrika në Amerikë, në shekullin e 17-të. Në Australi qytetarët kanë protestuar për indigjenët australianë, që kanë ndërruar jetë në duart e policisë.