Botë
Shqipëri, 17 raste të reja, 3 prej tyre personel shëndetësor
08.06.2020 12:12
17 raste pozitive, mes të cilëve 3 personel shëndetësor dhe 7 pacientë...

17 raste pozitive, mes të cilëve 3 personel shëndetësor dhe 7 pacientë të shëruar, janë të dhënat e fundit nga Shqipëria. Tirana, Shkodra dhe Kruja kanë numrin më të lartë të rasteve aktive atje.
"Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime nga të cilat janë konfirmuar 17 raste pozitive, përkatësisht, 8 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 3 në Kamëz. Janë testuar në 24 orët e fundit 19 personel shëndetësor, nga të cilët 3 kanë rezultuar pozitivë nga kontakte dhe 1 personel është shëruar në 24 orët e fundit.Pavarësisht shërimeve ditore, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 34 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre janë të intubuar.Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar ne 945 numrin e te sheruarve nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë 284 persona aktivë me Covid19."- tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik Shqipëri.
