Ekonomi
14.500 denarë për çdo të punësuar, Bekteshi: Vazhdon nëse kemi mundësi financiare
08.06.2020 17:04
Qeveria po rishikon mundësinë për të vazhduar mbështetjen financiare prej 14.500 denarë...

Qeveria po rishikon mundësinë për të vazhduar mbështetjen financiare prej 14.500 denarë për çdo të punësuar për kompanitë që pësuan nga kriza Korona. Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se po rishikohen fondet e programit “Covid-19” për të vazhduar të njëtjën, sic kërkojnë Odat Ekonomike.
“Gjatë fundjavës kemi pasur takim, janë duke u shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe kërkesat e odave, njëra prej të cilave është të vazhdohet mbështetja prej 14.500 denarë. Disa vlerësojnë se kjo do të jetë një muaj, disa dy. Po bëhen analiza edhe për mundësitë në kuadër të programit “Covid-19” deri në këto momente që po flasim po bëhen proekcionet dhe mundësitë reale që I kemi në kuadër të programit “Covid-19” dhe kuptohet se nëse kemi mundësi finansiare të njejtën do ta vazhdojmë.”- tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
Propozim për ndihmë objekteve hotelerike, Bekteshi: Subvencione deri në 30.000 denarë
Ministria e Ekonomisë vazhdon me mbështetjen e sektorit më të prekur nga pandemia, ai i turizmit dhe hotelerisë. Në Qeveri u dorëzua programi i ri nga pako e tretë të masave ekonomike e cila parashikon subvencionim e 50 % të shpenzimeve për organizimin e ngjarjeve të ndryshme nëpër objektet hotelerike, por jo më shumë se 30 mijë denarë.
“ME do të ndaj edhe 15 milion denarë ose përaferisht 250 mijë euro të cilat do ti dedikoj për organizimin e ngjarjeve të tilla... Në në bazë të projeksioneve do të koofinacojmë mbi 500 evenimente dhe në këtë mënyrë do të ndikojmë drejtëpërdrejtë edhe në likuiditetin e objekteve hotelerike në vend.”- tha Bekteshi.
Vauçerët për blerje dhe pushime, Bekteshi: Platforma në funksion së shpejti
Së shpejti do të lëshohet në përdorim edhe platforma “pushimenëvend.gov.mk ”, përmes së cilës do të ndahen vauçerë për turizëm vendor. Ministri Bekteshi përkujton se qytetarët do të mund të kontrollojnë në emailet e tyre nëse janë fitues të këtyre vaucerëve por edhe të kartelave të tjera të cilat do të ndahen si ndihmë financiare për blerjen e prodhimeve vendore, për të papunët, qytetarët me të ardhura të ulta dhe rastet sociale, të rinjtë dhe punonjësit shëndetësore. U apelon qytetarëve të paraqesin në DAP e-mailet e tyre që të mund të kontaktohen. Ata që nuk kanë e-mail, duhet të paraqiten në Ministrinë e Ekonomisë për të parë nëse janë fitues. Vauçerat për turizm vendor qytetarët do të mund të përdorin prej korrikut deri me 15 dhjetor të këtij viti.
REXHEP QAMILI
