Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë
08.06.2020 19:35
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orën 17:21 të pasdites të së hënës, në Tiranë....

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orën 17:21 të pasdites të së hënës, në Tiranë, Durrës dhe zonat përreth.
Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik me thellësi 2 km.
Sipas informacioneve paraprake nga IGJEUM, lekundjet kanë qenë me magnitude 4.3 të shkallës rihter me epiqendër në Gjirin e Lalzit.
Edhe gjatë natës ka pasur goditje tërmeti në Zonën e Tiranës dhe Durrësit.
Goditja më e fortë ndodhi në orën 01:52, me madhësi 3.2 të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ishte 28 kilometra në perëndim të Tiranës dhe 9 kilometra në jug-perëndim të Mamurrasit.
