Mineapolis merr vendimin ekstrem, shpërndahet Departamenti i Policisë!
Këshilli bashkiak i Mineapolisit njoftoi shpërndarjen e departamentit lokal të policisë....

Këshilli bashkiak i Mineapolisit njoftoi shpërndarjen e departamentit lokal të policisë, një lëvizje e jashtëzakonshme kjo mes protestave mbarë kombëtare që ka ngjallur vdekja e George Floyd-it.
9 prej 13 anëtarëve të tij deklaruan se “një model i ri i sigurisë publike me bazë komunitare” do të krijohet në qytetin ku zbatimi i ligjit është ndeshur me akuzat për racizëm.
Kryebashkiaku Jacob Frey iu kundërvu më herët kësaj lëvizjeje, duke ngjallur reagimin e ashpër të turmave. Aktivistët që e kanë kërkuar një gjë të tillë prej vitesh, e quajtën lëvizjen “ një pikë kthese”.
Mbetet ende e paqartë plotësisht sesi do të funksionojë sistemi i ri. Vdekja e 46-vjeçarit George Floyd ngjalli një valë protestash masive kundër racizmit dhe brutalitetit të forcave të rendit jo vetëm në SHBA por edhe në shumë kryeqytete të botës ku gjatë funjavës pati edhe përleshje me policinë dhe arestime.
